Arta Nitaj ka qenë sot temë diskutimi në rrjetet sociale.
Ajo ka lajmëruar këto ditë antarësimin në PDK dhe mbrëmë ka marrë pjesë në një debat televiziv, ku ësht diskutuar për anëtarësimin e artistëve në partitë politike, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, kjo paraqitje nuk i shkoi mirë Artës, e cila ka marrë kritika të shumta nga të gjithë, kjo më shumë për mungesën e njohurive rreth partisë ku ajo është anëtarësuar.
Madje në një moment ajo e bëri një analizë ku tregoi se mund t’i marrë edhe votat për t’u zgjedhë deuputete, pasi ka shumë ndjekës në Instagram.
E Arta nuk i duroi këto kritika që po bëhen pikërisht në rrjetet sociale dhe ka vendosur të vijë me një reagim.
Ajo pikërisht në Instgram ka shkruar disa fjalë ku ka sqaruar se nuk është e drejtë që po i bëhen këto kritika.
Mes tjerash, Arta sqaron se nuk ka hyrë në këtë parti duke synuar ndonjë post, por për të kontribuar bashkë me rininë për vendin e saj.
“Per krejt ata qe skan prit mem pa edhe ne politike, kerkoj falje qe jau kom prish rahatin po gjithsesi pom vjen mire qe jeni aktivizu pak masi skeni qa me bo krejt diten bile mereni me ket ceshtje.. Edhe inhere per juve qe skeni mujt me kap, nuk synoj poste politike, as sjom deklaru qe di per politike as per historin e kalume te partis, jom antatsu me kontribu bashk me rinin e mrekullueshme te vendit tim. Per me fol per te arriturat e vizionet e parits ka njerz adekuat qe punojne pa ndale me vite per ket vend.. Uroni fat e sukses te rinjve se nuk jena tu jau mar buken e gojes”, është shkrimi i plotë i Artës.