Aktori i mirënjohur i humorit, Rasim Thaçi-Cima ka kujtuar periudhën e artë të serialit ‘Treshi Përsheshi’.
Seriali humoristik zuri vend në vitet e 80-ta me rolet kryesore të Sevdai Radogoshi-Qumili, Ibrahim Krajkova –Leci dhe Rasim Thaçi –Cima, shkruan Indeksonline.
Tre humoristët e mirënjohur për vite me radhë sollën skeqe të mbushura me humor të cilat përshkruan edhe realitetin e asaj kohe.
Ishte Cima ai që me nostalgji ka kujtuar ato kohëra përmes një fotografi të publikuar në ‘Facebook’ ku shihen të tre artistët së bashku.
Kujtojmë që Leci ndërroj jetën në vitin 2015, ndërsa Cima dhe Qumili janë duke punuar një projekt të ri të përbashkët./Indeksonline/