Hekurani tha se e bëri të famshme, ky është reagimi i Dafinës

Dafina Zeqiri i është kundërpërgjigjur Hekuran Krasniqit.

Hekuran Krasniqi së fundi ka folur rreth ndihmës që ua bëri talentëve të rinj, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë për “Panorama Plus”, këngëtari tha se e kishte ndihmuar Dafina Zeqirin në fillet e karrierës së saj.

“Është më se e vërtetë që në vite kam mundësuar sjelljen e talentëve të rinj në skenë, duke kompozuar e krijuar për ta. Ndër ta, kohë më parë ka qenë dhe Dafina Zeqiri, e cila shkëlqen sot në skenën muzikore. Madje, në këtë kontekst mund të përmend se një impakt shumë të mirë në publik së fundmi ka pasur kënga “Bella”, një bashkëpunim me talentin e ri LMN, falë harmonizimit me vokalin e tij shumë interesant dhe teksti të kënduar në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht. Kështu, të rinjtë janë pjesë e fokusit të aktivitetit tim muzikor, gjithmonë në zbulim e në mbështetje të tyre’, ka thënë Hekurani.

Ndërsa, pas kësaj deklarata ka reaguar Dafina përmes rrjeteve sociale.

“Se Hekurani më ka nxjerr në skenë. Hahaha! Njerëzit janë kaq të dëshpëruar për vëmendje. Emri im e di çfarë vlere ka dhe pse. Dhe sigurisht, kjo nuk ka të bëjë aspak me ekipin e tij të vjetër, sidomos atë vetë [Hekuranin]. Faleminderit”, janë fjalët e saj.

Për ndryshe, “Bye Bye” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri, këngë kjo në bashkëpunim me Taynën. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *