Emina Çunmulaj ka treguar edhe një herë modestinë që ka.
Emina Çunmulaj ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga vendlindja e saj.
Modelja ka postuar një fotografi, në të cilën shfaqet duke mbledhur pjepra në një serë në Tuz, ndërsa thotë se nuk ka asnjë vend si shtëpia.
“Asnjë vend si shtëpia. Pavarësisht se ku shkoj, sa shoh dhe sa mësoj, shtëpia ime është gjithmonë aty ku është zemra ime”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, Emina është e martuar me Sam Nazarian dhe bashkë kanë dy vajza.