Nuk e kishte thënë kurrë publikisht, pas ndarjes Roberti “hap barkun” (VIDEO)

Robert Berisha është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptarë dhe shumë i preferuar nga publiku. Me natyrën e tij të drejtpërdrejtë, Roberti ka fituar zemrat e të gjithëve, por ai ka patur momente të vështira në jetën e tij përsa i përket anës profesionale.

Prej disa ditësh ka bërë bujë lajmi i ndarjes së çiftit Nora dhe Robert, ku çdo ditë dalin detaje të reja lidhur me arsyen e marrjes fund të martesës së tyre, megjithatë deri më tani asgjë nuk është bërë zyrtare.

Së fundmi, Roberti në një intervistë për “Prive” në rubrikën “10 gjërat që nuk i keni ditur”, në minutën 1:01 ka zbuluar një sekret nga jeta e tij, diçka që i ka ndodhur por që kurrë nuk e ka treguar publikisht.

“Duke u kthyer për në Kosovë, përpara më ka dalë një motorrist që është pastruesi i terrenit në përcjellje të kryeministrit të Maqedonisë. Në atë kohë kur kam bërë ndeshje me motorr, motorri ka shkuar 50 metra andej dhe makina u rrotullis tre-katër herë. Në atë moment u hap airbags-i ndërsa motorristin, ishte fati ai që e shpëtoi.”- është shprehur Roberti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *