Po përflitet se ka paditur Robertin për lidhje jashtëmartesore, Nora bën lëvizjen e papritur

Disa ditë më parë Robert Berisha me anë të një postimi në rrjetet social lajmëroi se ai dhe Nora Istrefi i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Që nga ajo ditë Nora dhe Roberti kanë qenë kryefjala e mediave rozë. Mediat në Kosovë kanë shkruar se Nora ka ngritur një padi në gjykatë ndaj Robertit, duke e cilësuar si abuzues dhe me lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina.

“Insajderi” ka zbuluar se padia është bërë dy javë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Gjatë ditës së sotme këngëtarja është “bërë e gjallë” në rrjetet sociale. Nora ka publikuar një foto nga aeroporti i Prishtinës duke treguar se po largohet.

Nuk dihet nëse Nora ka vendosur të largohet përgjithmonë nga Prishtina, apo nëse është larguar për të marrë veten nga kjo periudhë e keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *