Dikur të gjithë keni kërcyer me këngët e saj, por prej shumë vitesh Leonora Poloska i ka munguar skenës së muzikës dhe duket se është tërhequr plotësisht duke ju dedikuar vetëm jetës së saj personale.
Mirëpo prej vitesh kjo mungesë do të marrë fund shumë shpejt.
“Prive.al” ka mësuar nga burime pranë Leonorës se ajo tashmë e ka të përfunduar projektin e ri muzikor të zhanrit baladë dhe në procedurë është xhirimi i videoklipit. Pritet që Leonora këngën e re ta publikojë këtë muaj. Ndërkohë sa i përket jetës private këngëtarja është e martuar dhe nënë e një vajze.