“I love Tropoja”, filmi nga Ermal Mamaqi, ka një kastë të aktorëve më të njohur e shumë të dashur për publikun. Kurioziteti dhe padurimi vazhdon të rritet në radhët e publikut, i cili mezi po pret ta shikojë të finalizuar në ekran.
Ermali ka ndarë me ndjekësit e tij, një video që të shkrin së qeshuri, ndërmjet dy personazheve që janë pjesë e filmit, Arjola Demiri dhe Irgen Çela. Videoja në fjalë, është një moment i filmuar në prapaskenat e filmit.
Në video dëgjohet zëri i Irgenit teksa thotë “Futu Arjola” ndërkohë që i paraprin asaj që të futet brenda një shtëpie. Dera e shtëpisë ka përmasa të vogla dhe Arjolën nuk e nxë prandaj i duhet të ulet që të hyjë brenda. “Lum si unë që jam i shkurtër”, dëgjohet zëri i Irgenit ndërmjet të qeshurave.