Pamje nga vila luksoze e Noizyt

Reperi Noizy ka vite që është pjesë e tregut të muzikës, ndërsa duke qenë më i kërkuari, kjo ka bërë që të bëjë një jetë mjaft luksoze.
Kjo duket qartë edhe në postimet që ai bën në rrjete sociale, teksa ekspozon makinat e shtrenjta që ai posedon.

I kemi parë shpesh herë makinat dhe orët e tij luksoze, ndërkohë që tashmë reperi na ka prezantuar me shtëpinë e tij të re ku donimon luksi.
Sa i përket muzikës, Noizy është mjaft aktiv me projekte të ndryshme, ndërsa agjenda e tij është mjaft e ngjeshur si brenda por edhe jashtë vendit.

Projekti i tij i fundit është ai me titull “Kallabllak” i lansuar vetëm një javë më parë, ndërsa numëron deri tani mbi dy milionë shikime në kanalin e reperit në Youtube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *