Gresa Pallaska, aktorja e njohur kosovare vazhdon të mbetët nga më të mirat që ka vendi.
Talentin e saj e ka dëshmuar si në film, teatër, e tash edhe në serial, shkruan “Kosovarja”.
Sidomos roli i ‘Rabisë’ në serialin vendor “Çka ka shpija”, ka bërë që fama e popullariteti i saj të rritet. Kjo pasi ka arritur ta realizoj këtë rol në mënyrë profesionale.
Por, Gresa komentohet dhe vlerësohet edhe për bukurinë, stilin dhe elegancën e saj.
Ka një stilt të veçantë nga i cili inspirohen shumë femra. E së fundi vjen me disa fotografi interesante të realizuara nga regjisori Blerdi Malushi.
Në këtë seri fotografish ajo ka zgjedhur ngjyrën e kuqe dhe të zezë, të cilat e kanë shfaqur shumë elegante.
Një detaj interesant që bie në sy në këto imazhe është ideja që këpucën e ka përdorur në vend të telefonit.
Mbase ka dalë të jetë telefoni më i çuditshëm në botë./Kosovarja/