Loredana dhe Mero publikojnë këngën e shumëpritur

Loredana ka lansuar duetin e ri.

Loredana Zefi pas bashkëpunimit me Mozzik ‘Eiskalt’ tani ka ardhur me një tjetër duet, bashkë me reperin Mero kanë publikuar videoprojektin ‘Kein Plan’, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se kënga para disa ditëve ishte lëshuar ilegalisht në platforma të ndryshme.

Tani edhe zyrtarisht në kanalin e saj zyrtar reperja nga Kosova ka publikuar duetin e ri ku dy artistët performojnë në gjuhën gjermane.

Videoklipi është punuar nga ‘Fati Media Group GmbH’ dhe tani disa orë pas publikimit numëron afro gjysmë milion klikime.

Në videon e më poshtme mund ta dëgjoni ‘Kein Plan’ nga Loredana dhe Mero. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *