Po prisnim të fillonte, Arbana jep lajmin e papritur për emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’

Muajin e kaluar me anë të një postimi në Instagram, Arbana njoftoi se emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, ka nisur me përzgjedhjen e historive që do shfaqen në ekran. Teksa po prisnim që emisioni të niste tani në shtator, me nisjen e sezonit të ri televiziv, Arbana ka dhënë sot lajmin e papritur.

Moderatorja ka njoftuar se “Dua të të bëj të lumtur”, do rikthehet në janar.

“Ndërkohë programi juaj i preferuar rikthehet në janar në Top Channel”, shkruan Arbana.

Thuhet se vitin që vjen do fillojë edhe “Big Brother 10”, megjithatë Arbana sapo tregoi se nga janari e shtuna do jetë e programuar me “Dua të të bëj të lumtur”. Kështu që fillimi i “Big Brother” mbetet ende i paditur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *