Çifti ka një jetë të lumtur
Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë njëri prej çifteve më të dashura të estradës, përveç se janë burrë e grua dyshja ushtrojnë edhe profesionin e njëjtë.
Se kanë një jetë të lumtur së bashku e kanë dëshmuar prej vitesh, shkruan rtv21.tv
Për vite të shumta martesë dyshja kanë djalin Platorin, ndërsa janë edhe çifti për të cilët nuk është raportuar për ndonjë krizë në lidhjen e tyre. Ata ruajnë epitetin e çiftit të lumtur.
Naimi është lindur në vitin 1963 dhe tani ka 55 vjet, ndërsa Mihrija është e lindur në vitin 1967 dhe ka 51 vjet. Pra, bazuar në vitin e lindjes, Mihrija dhe Naimi kanë diferencë në moshë 4 vjet.
Mihrija dhe Naimi, aktualisht janë të angazhuar në emisonin “Odeon”, i cili transmetohet çdo të shtune në RTV21. /21Media