Ceremoni përrallore, martohen Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre.
Çifti i popullarizuar i skenës u njohën gjatë xhirimeve të hit serialit komik, “O Sa Mirë”, ndërsa lidhja e tyre u konfirmua vetëm disa muaj më parë.

Pasi e bënë publike lidhjen e tyre, ata njoftuan edhe për datën e dasmës, të cilën kishin vendosur ta bënin në shtator.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi dhe video nga dita e rëndësishme e jetës së tyre, të cilën e kanë zbukuruar më shumë edhe shumë yje të njohura me prezencën e tyre.

Është raportuar se pas martesës, moderatorja dhe aktori do të jetojnë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *