Robert Berisha flet për lajmet e fundit që lidhin atë me Jessica Kadiun.
Robert Berisha ka qenë një prej emrave më të përmendur javët e fundit për shkak të ndarjes nga Nora Istrefi dhe kinse nuk mjafton me kaq ditët e fundit nga shumë media ai u ‘lidh’ me Jesicca Kadiun, shkruan lajmi.net.
Lajmi.net ka kontaktuar Robertin dhe këngëtari ka shpjeguar gjithçka rreth kësaj çështjeje.
Në pyetjen se a ka ndonjë të vërtetë në lajmet e fundit që e lidhin me Jessicën, Roberti është përgjigjur “Kur të lidhna me dikon kanë me marr vesh prej meje direkt si gjithmonë qysh i boj publike, skom qa me mshef jom beqar”.
Ai ka shpjeguar edhe arsyet e takimit me Jessica Kadiun.
“Ajo vajza është 21 vjeçe edhe është një shoqe e jona e cila ka ardhë për të marr pjesë në projektet tona, nëse une pi kafe me naj kolege ose qoft dikush i familjes tem… naj teze, nuk dmth që jam në lidhje me tezen tem”, tha Roberti.