Gjatë spektaklit në dasmën e Jonida Vokshit, rrëzohet moderatori (Video)

Jonida Vokshi i dha fund beqarisë me një ceremoni verore dhe të bukur në Golem të Durrësit. Ajo kurorëzoi dashurinë me aktorin Besnik Krapi dhe pjesë e dasmës ishin emra të njohur të ekranit. Një pjesë e tyre dhuruan spektakël duke bërë kërcime “të çmendura” në pjesën e pishinës, e cila ishte transformuar në pistë xhami.

Edhe moderatori Florian Agalliu doli në mes të skenës ku tentoi të bënte një saltro mbrapsh, por nuk shkoi ashtu sic duhej. Një rrëshkitje e këpucëve ose një veprim i pakontrolluar bëri që moderatori të rrëzohej. Këtë moment mund ta shihni në minutën 1 në videon më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *