Këngëtarja e njohur lë në mes koncertin: Ju nuk dini të argëtoheni

Këngëtarja e njohur italiane dhe ndër më të komentuarat, Elettra Lamborghini ka mbajtur së fundmi një koncert nga i cili ka mbetur i pakënaqur.
Mediat e huaja shkruajnë se Elettra e ka ndërprerë koncertin për shkak të fansave. Pas ngjarjes ajo ka shkruar në Instagram se arsyeja pse e ndërpreu koncertin ishin njerëzit që nuk dinin të argëtoheshin, por shtynin njëri-tjetrin.

Nuk kam parë ndonjëherë njerëz që shtynin si kafshë dhe nuk dinin të dëfreheshin”, u shpreh Elettra.
Këngëtarja është shumë e famshme në Itali, por ka fansa edhe nga bota. Ajo numëron mbi 4 milion ndjekës në Instagram dhe arrin shifra rekord klikimesh me këngët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *