Magjike: Vallëzimi i parë mes Bleros dhe Afronës (Video)

Këtë të shtunë Blero dhe Afrona kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, dukë i thënë njëri-tjetrit ‘Po’ para altarit. Ceremonia martesore u mbajt në Shëngjin, ndërkohë tani ka filluar dhe dasma plot me kërcime, momente magjike dhe muzikë.

Afrona është veshur me fustanin e saj të dytë, një fustan në stil princeshe i mbuluar nga xixat ndërsa Blero me një kostum të zi. Të ftuar janë shumë nga personazhet VIP, shumë miq e të afërm të cilët janë dëshmitarë të kësaj dite të madhe.

Një ndër momentet më magjike të dasmës është padyshim kërcimi i parë mes çiftit. Ato kanë kërcyer nën melodinë e bukur të këngës ‘All of me’ të cilën e ka kënduar Ylli Limani, i cili ka krijuar një atmosferë magjike me zërin e tij. Më poshtë po ju sjellim videon nga vallëzimi i parë mes Bleros dhe Afronës:

View this post on Instagram

Kërcimi i Bleros dhe Afronës😍

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *