Reperi i njohur shqiptar po martohet me moderatoren e njohur kosovare

Një dasmë e re do të ndodh shumë shpejt në estradën shqiptare.

Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Skerdi Ago dhe moderatorja e njohur, Vesa Rama së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, shkruan rtv21.

Reperi përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në Instagram ka zbuluar se si u lidhën me Vesën, ai tha se gjithçka në lidhje me çiftin filloi në Instagram.

I pyetur se a do të bëjnë dasëm Skerdi tha se po madje në dasnën e tyre do të jetë edhe fëmija i tyre. Skerdi dhe gazetarja e njohur, Vesa Rama u fejuan në muajin janar të këtij viti.

Fejesa e tyre bëri bujë mediatike dhe dyshja vazhdojnë të jenë në qendër të mediave rozë.

Kënga e fundit e Skerdit është “Goodbye”, që e ka publikuar para një javë. Kjo këngë numëron mbi 27 mijë klikime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *