Dalin pamjet, ja kush i kapi lulet në dasmën e Bleros dhe Afronës

Dasma e tyre mori vëmendje të madhe.

Mes gjithë momenteve të panikut që përfshinë Shqipërinë pasditen e djeshme dhe natën e lënë pas prej tërmeteve, diku festohej.

Këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij modele Afrona Dika i dhanë fund beqarisë në një ceremoni buzë detit, në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Një ceremoni sa tradicionale edhe moderne, e mbajtur në një resort bregdetar, e bënë mbrëmjen e lënë pas, të paharrueshme për çiftin e ri.

Një prej momenteve më kulmore të dasmës ishte hedhja e luleve të nuses.

Moment kulmor ku gjithë beqarët rreshtohen pas nuses me shpresë se do kapin buqetën në mënyrë që vitin tjetër të martohen ata. E teksa Afrona ka hedhur lulet, buqetën e ka kapur as më shumë dhe as më pak, por vëllai i saj.

Dasma e Bleros dhe Afronës, shihni kush i kapi lulet e nuses on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *