Pas “On Records”, Fero largohet përfundimisht edhe nga Kosova!

Ka një muaj që Fero u largua nga labeli “On Records”, duke qenë se aq ishte dhe kontrata e tyre, shkruan GazetaBlic.Reperi deshi që të vazhdonte si artist i lirë, edhe pse shumë u komentua se do bëhej pjesë e BabaStars.

Mirëpo, tani ai ka bërë të ditur se është shpërngulur të jetoj dhe veproj në Berlin të Gjermanisë.

“Prej sot e tutje do jetoj dhe veproj nBerlin , sot nenshkrujta Kontrat me @avni_halimi_ dhe prej sot e tutje ekipa jon thirret #TeamFERO”, ka shkruar Fero.

Ndryshe, Fero ka disa ditë që është përfolur edhe për ndarjen nga e dashura e tij, modelja Arbenita Ismajli, duke larguar kështu të gjitha fotografitë me të, dhe hequr atë nga lista e miqve në rrjete sociale, mirëpo asnjëri nga ta nuk ka bërë ndonjë deklaratë rreth kësaj./GazetaBlic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *