Era Istrefi së fundi po qëndron në Los Angeles, ku po punon rreth projekteve të reja muzikore, shkruan lajmi.net.
Në një imazh që ka postuar së fundi në Instagram, këngëtarja u shfaq tejet atraktive dhe pranoi shumë komente nga ana e ndjekësve.
“Ndaju nga e dashura, jam mërzitur”, ka qenë mbishkrimi që Era ia ka lënë fotos.
Nuk ka munguar komenti i DJ me famë botërore, Diplo, i cili e ‘ngacmoi’ duke i shkruar “Duhet të ndalosh së përdoruri pipëza plastike”, ndërsa Era ia ktheu “Çfarë të keqe kanë pipëzat plastike? Nuk ma prishin buzëkuqin”.
Diplo ia kthen sërish dhe i shkruan “Do të jap divorcin për ty”. /Lajmi.net/