Greta Koçi sot feston ditëlindjen dhe duke qënë një ditë e veçantë për këngëtaren ajo ka marrë suprizë që në mesnatë që siç duket ja ka organizuar motra e saj Eni.
Një buqetë plot me trëndafila të kuq dhe të mbushura me ëmbëlsira kanë trokitur në derën e Greta Koçit sapo ora ka shënuar 12 pas mesnatës, suprizë të cilën Greta e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.
Por sa mbush sot Greta Koçi? Ndonëse është diskutuar shpesh për moshën që nga dalja e parë skenike, Greta nuk është më 16 vjeçe, ajo mbush sot plot 28 vjeç dhe duket në super formë.