Kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë në futboll, Lorik Cana së fundi po qëndron në vendlindje.
Ish-futbollisti ka ndarë një fotografi përkrah nënës së tij përmes të cilës ka treguar se ndodhet në Prishtinë.
“Nanaaa”, ka shkruar Loriku në mbishkrimin e imazhit derisa nënë e bir dukeshin për mrekulli.
Ndryshe, pas përfundimit të karrierës Cana është vendosur në Tiranë së bashku me bashkëshorten e tij, Monika dhe djalin e tyre.
Kujtojmë që Loriku dhe Monika janë në pritje të fëmijës së dytë./Indeksonline/