Ndarja e çiftit të njohur Robert Berisha dhe Nora Istrefi ishte kryefjala e shtypit rozë këtë verë që kaloi. Lajmin e ndarjes e ndau publikisht vetë Roberti, ndërkohë vijojnë të marrin sërish vëmendje.
Nora së fundmi ka publikuar një foto, ku shfaqet më në formë se kurrë. Ndërkohë, në këtë postim nuk ka munguar as reagimi i Robertit.
Ky i fundit e ka pëlqyer foton, mirëpo më pas duket se është penduar dhe e ka hequr pasi në listën e pëlqimeve nuk figuron emri i tij.
Kujtojmë se dyshja janë prindër të një vajze, ndërsa Roberti deklaroi publikisht se ata do të mbeten miq me njëri-tjetrin.