Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili po shfaqet me e dashuruar se kurrë me parë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën u shfaq pranë bashkëshortit.
Në imazhin që e realizoi në veturë, këngëtarja ia bëri dedikimin më të bukur atij, duke e quajtur gjithçka të saj.
“Ti je gjithçka”, ka shkruar Adelina sipër kësaj fotoje.
Kohëve të fundit këngëtarja ka publikuar imazhe nga një tubim i LDK-së, ku edhe performoi para turmës së pranishme.