Ajo është njëra nga femrat më të bukura shqiptare.
Çifti i njohur, aktori turk, Tolgahan Saysiman dhe bashkëshortja e tij, modelja shqiptare Almeda Abazi pas qëndrimit një ditor në Kosovë kanë vazhduar vizitën për në Shqipëri.
Nga atje, Almeda ka ndarë disa imazhe nga vendlindja me adhuruesit e saj në Instagram.
Modelja dhe aktorja ka publikuar një fotografi nga hoteli ku po qëndron teksa duket që po i shijon temperaturat e ngrohta që po mbizotërojnë këtë vikend.
Ajo që bije në sy është që Almeda nuk dihet nëse në Tiranë është së bashku me Tolgahan pasi që nuk janë shfaqur së bashku që nga vizita në Prishtinë.
Kujtojmë që aktori turk gjatë qëndrimit në Prishtinë u nderua me titullin ‘Ambasador i Kulturës’