Per here te pare, ne një intervistë për “Global woman” është pyetur për një temë paksa të vështirë, hu/mbjen e babait të saj dhe Luana Vjollca ka treguar detaje pr/ekese qe nuk i kishim degjuar me pare.
“Ju keni hu.mbur babain kur ishit shumë e vogël dhe nëna juaj ju ka rritur dhe është kujdesur për mirëqenien tuaj. Cila është marrëdhënia që keni me të”, ka qenë pyetja në intervistë.
“Të flas për mamin është praktikisht gjëja më frymëzuese dhe më e vështirë në të njëjtën kohë. Kjo është një temë që më pëlqen ta trajtoj dhe gjithmonë kam qenë fanatike, por duke qenë se ‘Global woman’ është e përqendruar tek gratë, nuk ka moment më të mirë për të promovuar fuqinë femërore dhe sa e mre.kullueshme është ajo për të përballur të gjitha sfidat në jetë.
Unë kam qenë një foshnje, 11 muajshe kur babai im nd.ërroi jetë. Unë jam rritur mrekullisht mirë, duke mos na munguar asgjë, pafundësisht të lumtura dhe me këmbë në tokë. E gjitha kjo falë një he.roine, e cila diti si ta menaxhonte situatën dhe kishte forcën të mos hiqte dorë. Kur mendoj për jetën e mamit dhe vështirësitë për të na rritur e vetme 4 vajza, them se gjithçka që bëjmë sot është kaq e vogël në krahasim me punën e saj. Është një krahasim i thjeshtë. Definitivisht mami është fr.ymëzimi më i madh i jetës time, forca më e madhe dhe modeli më i mirë i jetës”,-është shprehur Luana.