Kush është producenti që i bën dhurata luksoze këngëtares së njohur shqiptare

Këngëtarja Greta Koçi ka festuar një natë më parë 28 vjetorin e lindjes së saj. Por ylli i muzikës shqiptare nuk është kursyer me këtë rast dhe ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj dhuratat që ka marrë për ditëlindje.

Në një foto të publikuar në Instastory, Greta shihet që ka marrë si dhuratë një palë vëthë të markës “Swarovksi”, një markë mjaft luksove përsa u përket bizhuterive.

Krahas fotos, këngëtarja ka bërë tag edhe personin që ia ka dhuruar. Ai është Gëzim Shehu dhe sipas profilit të tij në Instagram, rezulton të jetë producent.

Greta e ka falenderuar Shehun për këtë dhuratë, por nuk ka sqaruar se çfarë nëse me producentin e lidh miqësia apo ka ndonjë ‘shkëndijë’ më tepër. Këngëtarja është treguar gjithmonë hermetike, përsa i përket jetës private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *