Janë bërë një muaj që kur është dhënë lajmi për ndarjen e Nora Istrefit nga Robert Berisha.
Nora është padyshim një prej këngëtareve shqiptare me linjat më të bukura trupore dhe këtë nuk mund ta mohojë as ish-bashkëshorti i saj Robert Berisha.
Një prej çifteve më të pëlqyer të shoëbizit shqiptar u ndanë në mënyrë të bujshme pasi lidhja e tyre martesore përfundoi në gjykatë.
U përfol fillimisht se Nora ishte e lidhur me një avokat të njohur ndërsa Roberti me një modele me të cilën ishte parë shpesh kohët e fundit.
Këngëtarja kishte postuar një set fotosh në profilin e saj në Instagram ku dukej e parezistueshme me një bodysuit të ngjitur pas trupit që i tregonte format perfekte.
Me sa duket Roberti vazhdon ta admirojë atë jo vetëm si nënën e vajzës së tij, por edhe si një “perëndeshë bukurie” duke i dhënë like fotove që ajo ka postuar.
Me sa duket dyshoja mbajnë ende marrëdhënie të mira, pavarësisht ndarjes.