Shuma e madhe që fitoi Inis Neziri në Rusi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Inis Neziri ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ku ka folur për pjesëmarrjen në festivalin “New Wave” në Rusi.

Ajo u shpall fituese e këtij festivali ku siç tregon këngëtarja kanë konkurruar në audicione 3000 këngëtar. Gjatë intervistës, drejtuesi i emisionit, Arian Çani e pyeti Inisin nëse kishte marrë një zarf për fitoren e saj. Ajo pohoi se kishte marrë një zarf dhe të mirë madje.

“Shifra që kam marrë ishte 50 mijë Euro, me TVSH. Rusët nuk janë zemërgjerë, por vlerësojnë artistët”, tha Inisi. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *