Si nisi sherri mes Luanës dhe Olti Currit, ja telefonata që shmangu “luftën”

Olti Curri, ishte personazhi i radhës i cili ishte ulur në kolltukun e pasdites në Vizion Plus. Gjithmonë ai është komentuar në media si një gazetar që i thotë të vërtetat pa filtra. I pyetur nëse i ka rënë ndonjëherë telefoni për të fshirë direkt ndonjë status në rrjetet sociale, Olti nuk është kursyer në përgjigjen e tij.

“Jo hiqe direkt nuk thonë dot avash një cikë, jo kaq kollaj e ke ngatërruar. Po, kam marrë telefonata dhe më vjen të qesh . Ka njerëz që nuk e kanë kuptuar . Telefonata e fundit që kam marrë është e Luana Vjollcës vjet edhe foli e foli, ti provokon luftë tha, po i thashë do bëjmë lufte dhe e mbylla. Vetë fole vetë zgjodhe luftë”, u shpreh Olti.

Por mesa duket gjithçka është sqaruar me Luanën, pasi vetë Olti tregoi se ka qenë i ftuar në emisionin e saj dhe asnjë gjë nuk është në rrafshin personal.

“Unë më Luanën kam punuar, e vlerësoj për grintën e saj, e vlerësoj që është shumë sportive, garipe siç thuhet edhe kur të merr një garipe, dhe thotë pse shkruajte këtë… Ajo duhet të merrte e të thoshte “ah u shkriva duke qesh, a sa mirë e bëre, e çfarë do bësh ndonjë gjë tjetër ose prit çfarë do bëj unë tani”, sqaroi Olti Curri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *