Ka kohë që nuk e kemi parë në ekran.
Pas një pauze të gjatë, duket se Flori Mumajesi do të rikthehet sërish në muzikë. Këngëtari i njohur u shpreh kohë më parë se mund të hiqte dorë nga muzika, duke trishtuar të gjithë fansat e tij. Ai mori gjithashtu një pushim nga rrjetet sociale, ndërkohë që të shumtë ishin ata që donin të dinin për Florin.
E mesa duket këngëtari ka vendosur t’i gëzojë të gjithë, duke u rikthyer me një bashkëpunin.
Ka qenë Shkurte Gashi ajo që ka bërë një postim në ‘Instagram’, ku shihet me Florin dhe Brunon. “Së shpejti”, shkruan këngëtarja duke na paralajmëruar për një tjetër sukses, i cili mesa duket do të vijë me videoklip.
Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë i Florit dhe Shkurtes, pasi ata kanë sjellë këngë si “T’u luta” dhe “Si dikur”