Ermal Fejzullahu i bën pritjen përrallore në shtëpi vogëlushes së porsalindur

Pak ditë më parë, Ariana dhe Ermal Fejzullahu u bënë prindër për herë të katërt. Ariana solli në jetë një vajzë të cilës i vendosën emrin Ana. Ermali dhe Ariana postuan menjëherë foto të vogëlushes duke mos e fshehur aspak nga publiku.

Ditën e sotme Ariana bashkë me vajzën është rikthyer në shtëpi dhe Ermali me familjarët kanë organizuar një pritje përrallore.
Me të hyrë në shtëpi, Ariana e gjeti ambientin të mbushur me tollumbaca rozë.

Dhoma e gjumit ka marr ngjyrat e ylberit me tollumbaca të shumëllojshme dhe një arush gjigant.
Pranë krevatit të çiftit është edhe krevati i Anës i zbukuruar me tyl rozë dhe tollumbaca me yje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *