Të shumtë janë personazhet publikë që kanë hapur bizneset e tyre. Më e fundit është moderatorja sportive Ilda Bejleri, e cila ka hapur një qendër estetike dhe masazhesh në Tiranë.
Ka qenë vetë moderatorja, e cila ka dhënë lajmin përmes disa fotove të publikuara në Instagram. Vihet re se ambjenti është tepër luksoz dhe Ilda duhet të ketë shpenzuar shumë për të krijuar një biznes të tillë.
Kujtojmë që më herët Bejleri është komentuar për pushimet e saj të shtenjta dhe kjo gjë e ka detyruar moderatoren të sqarojë se vjen nga një familje e vjetër ‘tironce’ shumë e njohur e me tradita dhe me të ardhur tepër të mira./newsbomb