Mozzik feston ditëlindjen, vjen reagimi nga Loredana

Ai sot feston ditën e lindjes.

Reperi i suksesshëm, Mozzik feston sot 24-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë ai e uroi i pari veten duke falënderuar Zotin për të gjithë të mirat që ka në jetë.

Por urimin më special Mozzik e ka marrë nga Loredana dhe e bija, Hana. Teksa të gjithë prisnim një urim nga reperja, ajo vendosi ta surprizojë me një postim nga profili i Instagramit të së bijës.

“Gëzuar ditëlindjen babi, të dua Hana”, shkruhet në postimin e bërë nga Loredana e cila menaxhon këtë profil të vogëlushes së tyre.

Mozzik dhe Loredana së fundmi janë përfolur për ndarje, por ky postim duket se hedh poshtë thashethemet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *