Aktorja e njohur bën bashkëshortin e saj të qajë

Priyanka Chopra, kohët e fundit ka qenë e angazhuar me promovimin e filmit të saj më të fundit në Indi “The Sky Is Pink “. Nga ana tjetër ajo ka qenë edhe pjesë e javës së modës në Milano ku ka shkëlqyer me look-un e saj. Ajo ka marrë komente vërtet pozitive nga fansat në rrjetet sociale të cilët janë shprehur se pamja e saj dukej mahnitëse.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Entertainment Weekly”, Priyanka ka treguar se filmi ku është protagoniste flet për një histori dashurie 25-vjeçare të treguar nga vajza adoleshente e çiftit. Ajo luan rolin e Aditi, një nënë e cila duhet të luftojë me sëmundjen e vajzës së porsalindur. Por midis të tjerave aktorja e njohur tregon se një skenë në film e ka bërë bashkëshortin e saj Nick të qajë.

Ajo e kishte ftuar Jonas që të merrte pjesë në festën pas xhirimeve të filmit, por ai kishte arritur më herët dhe kishte qenë i pranishëm edhe në skenën finale ku Priyanka ishte duke luajtur një skenë vërtet prekëse. Kaq mjaftoi që Nick të fillonte të qante./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *