”Më kanë kërc*nuar!” Aida Shtino për herë të parë tregon pse e mbylli emisionin ”Njerëz të humbur”

Gazetarja e mirënjohur Aida Shtino së fundmi ka pohuar publikisht se prej një viti është angazhuar në Partinë Republikane në pozicionin e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun.

Përgjatë një interviste për “Dosja.al”, ajo ka folur për bindjet e saj të djathta si edhe ka treguar për herë të parë arsyen se përse e ka mbyllur emisionin “Njerëz të humbur”.

“Historia ime familjare dhe bindjet e mia janë të djathta dhe Partia Republikane është një parti e djathtë, pa ekuivokë, që kushdo lehtësisht mund ta identifikojë me besimin, traditën, pronën dhe kombin. Unë besoj më shumë në vlerën dhe rolin e individit në shoqëri dhe mundësitë që i jep atij liria, sesa nga kontrolli i shoqërisë nga një grup “Elitar” qeverisës që zgjerojnë pushtetin e tyre dhe ngushtojnë liritë e individit”, është shprehur Aida.

Kjo e fundit tregoi në vijim se e kanë kërc*nuar personalisht, duke e detyruar që të mbyllë emisionin:

“Fatkeqësisht në Shqipëri gjërat me vlerë mbyllen, ndërpriten apo zhduken. Emisioni u mbyll në 2014-ën. E mbyllën ata që ndoshta iu cënonte direkt apo indirekt transmetimi i një emisioni të tillë, i cili trajtonte histori nga më të ndryshmet, investigonte në detaje, por që në thelb ju shërbente drejtpërsëdrejti njerëzve.

Mënyra si e mbyllën, kërc*nimet që më kanë bërë personalisht vazhdimisht në shumë forma e mënyra, ishte shumë degraduese për ata dhe jo për mua, sepse unë besoj dhe do të besoj në vlera dhe drejtësi derisa të kem jetë. Këto janë parimet që më kanë mësuar prindërit dhe gjyshërit e mi që në vogëli.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *