Nuk flisnin me njëra-tjetrën: Big Mama pajton Tunën me Adelina Tahirin

Mbrëmjen e djeshme Tuna, Big Mama dhe Adelina Tahiri janë parë si kurrë më parë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Bigu dhe Adelina ndodheshin në një koncert ku Tuna do performonte.
Me këtë rast të treja kanë pasur rastin për t’u takuar e për të pozuar për herë të parë së bashku.

Në fakt Bigu ka një miqësi të ngushtë prej vitesh me Tunën dhe Adelina Tahirin. Ndërsa këto dy të fundit vite më parë kanë pasur një ‘armiqësi’. Asokohe mediat shkruanin se ato nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Megjithatë kjo foto tregon se dy këngëtaret e kanë hedhur pas krahëve atë histori dhe tanimë janë pajtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *