Vajza e “ballkonit të rrezikshëm”: Si u njoha me Kujtim Gjuzin dhe basti me 1 mijë euro (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë, deputeti i kuvendit Kujtim Gjuzi ngacmoi në studio ish-missin shqiptar, Silvana Bushati, duke i thënë se ka “ballkon” të rrezikshëm, referuar gjoksit.

E ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Silvana reagoi shumë qetë lidhur më ketë çështje, pasi, sipas saj, e gjitha ishte një batutë e Gjuzit.

“Unë nuk kam as ballkon të rrezikshëm, nuk e di ku e a parë ballkonin Kujtimi. Këto janë batutat e Kujtimit, se unë përpara se të isha te “Procesi Sportiv”, isha pjesë e partisë së tij. Pra këto janë batuta që i ka bërë dhe në emisione të tjera, ndaj s’e besoj që e ka pas pikërisht për “ballkonin” tim.”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse ishte ndjerë ndopak e ofenduar, Silvana tregoi se në fakt e kishte marrë të gjithën si kompliment. “Unë s’e mora si ngacmim, e mora si kompliment, edhe pse nuk është se kam ndonjë “ballkon” kushedi”, përfundoi ajo duke qeshur.

E pyetur për njohjen me Kujtim Gjuzin, ajo tha se ka qenë rastësisht, sepse e kishte Gjuzin pjesë të një programi televiziv që ajo ka në plan. Vajza shprehu ambicie për politikën dhe tregoi bastin që i kishte fituar Gjuzin në derbin mes Tiranës dhe Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *