Afërdita Demaku e ka publikuar këngën dedikim për vëllain.
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Afërdita Demaku, i ka kënduar vëllait në projektin e saj më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.
“Kush të do më shumë se motra”, titullohet kënga e cila ka ardhur e realizuar edhe me videoklip të punuar nga MProduction.
Për tekstin e kësaj kënge është kujdesur Besim Bunjaku e me muzikë dhe orkestrim është marrë Miti Geci.
Ky projekt muzikor u mirëprit nga publiku./Lajmi.net/