Aktori turk, Tarik Unluoglu ka vde`kur në moshën 61 vjeçare, pasi humbi luftën me kancerin e mushkërive.
Ai është përcjell për në varreza me një ceremoni ashtu siç e ka merituar, por, humbjen e tij më së shumti e ka përjetuar bashkëshortja, aktorja turke Gulenay Kalan.
Gulenay i ka qëndruar pranë bashkëshortit deri në momentet e tij të fundit.
Në rrjetet sociale turke po qarkullojnë fotografi nga ceremonia mortore.
Duke u hedhur mbi kufomën e tij dhe me lot në sy, Gulenay e përcolli bashkëshortin e saj për herë të fundit.