Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është padiskutim imazhi më jetëgjatë i televizioneve shqiptare. Kjo për faktin se elokuenca e saj dhe aftësia për të sjellë gjëra të bukura në skenë, ka ditur si të m.bërthejë vëmendjen e publikut.
Mesa kemi vënë re, Alketa është natyrë që rrallëherë flet për jetën personale, dhe me fotot është gjithnjë e kujdesshme. Por ditën e sotme ajo na ka njohur me faktin se shpesh bën vrap në kodrat e liqenit. Përpos vrapit Alketa ka publikuar edhe video ku duket duke bërë joga.
Në videot e saj shihet fare qartë ambienti i shtëpisë së moderatores së njohur, ku mund të dallohet një oborr i madh si dhe vendi i posaçëm për praktikimin e sporteve.