Kur Adelina Ismaili e mbante kurorën e më të bukurës.
Njëra ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, Adelina Ismaili, është ndër të parat femra që theu tabutë jo vetëm në industrinë e muzikës.
Qysh nga paraqitja e parë, ajo solli një frymë të re në muzikë dhe kjo e bëri edhe më të veçantë atë. Diva e muzikës shqipe në vitin 1997 e mori titullin e më të bukurës në Kosovë.
Që nga ajo kohë Adelina nuk ka ndryshuar shumë, vazhdon të jetë e bukur dhe tërheqëse, shkruan rtv21.
Suksese të panumërta gëzon edhe në fushën e muzikës. Kujtojmë se “Qikat” është projekti i fundit i saj që e ka sjellë në bashkëpunim me rep-artisten Rina Balaj. Videoprojekti i tyre numëron mbi 7 milionë klikime.