Koleksioni i veturave të aktorit të ndjerë Paul Walker, i cili ishte pjesë e filmave ‘Fast and Furious’, është vendosur në shitje nga Barrett-Jackson.
Makinat do të dalin në shitje në ankandin e Barrett-Jackson më 2020-ën, derisa pikat kryesore do të varen nga shijet, transmeton lajmi.net.
Në ankand janë shtatë modele M3, të përbëra nga dy E30 M3s dhe pesë modele 1995 E36 M3 Lightweight.
Automjetet më të vjetra nga koleksioni Walker janë nga vitet 1960, duke përfshirë një Chevrolet Nova Wagon të 1963, Chevrolet Chevelle Wagon të vitit 1964, dhe një Chevrolet II Nova të 1967.
Disa motoçikleta do paraqiten në koleksion, si dhe një Audi S4 2000, 2003 Ford F250 Pickup, 2004 GMC Sierra 1500 Pickup, dhe një Toyota Tundra 2006. /Lajmi.net/