‘Unë po l uftoj’, Stresi i bën thirrje publike Keisit për t’u rikthyer së bashku

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Ftesë në pesë’, reperi i njohur Stresi ka rrëfyer gjithçka lidhur me marrëdhënien me Keisin. I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo mbi thashethemet e ndarjes që qarkulluan së fundmi për ta, ai shpjegoi se janë në një pauzë.

Ai përfitoi nga rasti t’a shprehte live në studio dashurinë që ndjen për bukuroshen Keisi. Stresi pohoi që e do dhe do të luftojë për të edhe pse ndodhen larg njëri-tjetrit. Kujtojmë këtu që dyshja e njohur kishin plane për dasmë këtë shtator por që janë shtyrë për shkaqe që ende nuk dihen. Moderatorja nuk nguroi t’a pyesë lidhur me këtë fakt. “Mami dhe babi çfarë thonë për dasmën, sepse prisnin dasmë një shtator,”- ishte pytja e Bietës.

“Nuk e di mbase. U priste, mbase do shtyhet, mbase do bëhet herë tjetër, mbase,”-ishte kjo përgjigja e Stresit. “Babi ma lë fajin mua, edhe mami por më mbron. Ne ia kemi lënë në dorë kohës. Ata e kanë dashur gjithmonë Keisin. Janë gjëra që do të rregullohen,”-ka përfunduar deklaratën e tij Stresi, duke mos harruar të thotë se misioni i momentit është të luftojë për të mos e humbur dashurinë e jetës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *