Unikkatil mban koncert në stadiumin e Prishtinës nëse zgjedhjet i fiton ky kandidat

Unikkatil gjatë verës ka mbajtur koncerte të njëpasnjëshme në trojet shqiptare, shkruan lajmi.net.

Por, ka shumë gjasa që reperi të rikthehet me koncert në Prishtinë dhe atë brenda pak ditësh.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja zyrtare e kompanisë “Powow Entertainment”.

Në atë faqe u postua një fotografi e reperit krah kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurtit si dhe Albin Gashit (drejtor i dikurshëm i kësaj kompanie), tani kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes.

Mbishkrimi i kësaj fotoje, la të kuptohet se reperi mund të performojë në Prishtinë më 6 tetor, në rast se Albin Kurti zgjedhet kryeministër i vendit.

KY ËSHTË POSTIMI I POWOW ENTERTAINMENT, PA NDËRHYRJE:

“Shqipe,

Albin Gashi, ai qe na mbushi zemren full n’2012 kur e pruni Unikkatilin n’Stadion t’Prishtines, tash po don me na perfaqesu n’Kuvend t’Kosoves.

Ju ka bashkangjit VV-se #126 me numer #44.

Fotoja eshte bo pak para koncertit n’Prishtine n’2012, Viktori i thojke Albinit: ska ma t’fort se na.

P’i shtim dy Albinat t’na bin Unikkatilin prap n’Stadion t’Prishtines per festen e Vetevendosjes mas 6 Tetorit.

Shqipet e verteta kan dashni!”. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *