Vetëm syzet dhe çanta e Morenës kushtojnë sa

Modelja dhe këngëtarja e famshme shqiptare, Morena Taraku, njihet si njëra ndër femrat e showbizit që bën jetë luksoze.

Në çdo paraqitje të saj bie në sy veshja e saj, aksesoret e të tjera, që padyshim janë nga brendet e njohura botërore, e që kushtojnë shtrenjtë.

Vetëm për një çantë e një palë syze ajo këtë herë shpenzoi mbi 1 mijë euro, sipas faqes “What they wearin” në Instagram.

Për jetën e saj luksoze ka folur edhe përmes projektit të saj të fundit me titull “Swag”. Në një pjesë të klipit shfaqet duke ecur mbi para. /GazetaExpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *