Edhe Shkurte Fejza përfshihet në fushatë, ja me cilën parti

Si asnjëherë më parë, këtë vit kemi artistë të përfshirë në politikë, ku disa prej tyre tashmë i kanë hyrë garës për deputetë.
Përveç në garë, këngëtarët po përkrahin partitë edhe në menyra të tjera, duke kënduar nëpër fushata.

Pas Adelina Ismailit, e cila po përkrah LDK-në, edhe Shkurte Fejza është parë sot në një tubim të Vetëvendosjes në Diasporë, transmeton Zëri.info
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja e muzikës popullore shihet duke kënduar në tubimin e Vetëvendosjes në Gjenevë të Zvicrës./Zëri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *