A e mbani mend Medën kur këndoi këngën ”Ah dashni”.
Meda aktiv sa i përket projekteve muzikore Aktualisht është njëri ndër këngëtarët më të kërkuar në estradën shqiptare, bëhet fjalë për Mehedin Pergjegjaj – Medën.
Që nga paraqitjet e para rrëmbeu zemrën e shumë fansave me këngët e tij. Edhe sot këngët e Medës vayhdojnë të dëgjohen kudo. Meda vazhdimisht sjell projekte të reja, ku trajton tema unike dhe mjaft interesante.
Disa nga hitet që Meda i ka sjellë ndër vite janë “5minuta”, ”Vdis”, “Cke moj zemër”, ”Faleminderit Nënë”, ”Hajde me mu”,”Ah mehlem”. E njëra ndër to është edhe ”Ah dashni” e cila është publikuar në vitin 2005 e shoqëruar me vidoklip, shkruan RTV21.
Në karrierën e tij, Meda numëron 22 albume, dhe shumë këngë si solo ashtu edhe bashkëpunime me artistë të njohur të skenës sonë. ”A jena” titullohet albumi i fundit i Medës, të cilin e publikoi në muajin gusht të këtij viti. Ky album përmban gjithësej 10 këngë.